Peshëngritje, në Shqipëri Evropiani për të Rritur

09/09/2011 19:35

Shqipëria ka fituar të drejtën e organizimit të Kampionatit Evropian të Peshëngritjes për të Rritur në vitin 2014.

Gjithçka është vendosur ditën e premte pas përfundimit të mbledhjes së Bordit Ekzekutiv të Federatës Evropiane të Peshëngritjes.

Ky bord ka votuar me 4 vota më tepër në favor të kandidaturës së Shqipërisë kundrejt kandidatëve të tjerë.

Duhet theksuar se është hera e parë që një veprimtari e këtij niveli organizohet në Tiranë, ndërsa para 3 vjetësh është organizuar me sukses në Durrës Evropiani i Peshëngritjes për të Rinj.

Sipas presidentit të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Esat Ademi, i cili ishte i pranishëm në këtë mbledhje, që u mbajt në kryeqytetin e Rumanisë, Bukuresht, bordi i organizimit që qeveris peshëngritjen kontinentale, ka votuar me 4 vota më tepër në favor të kandidaturës së Shqipërisë kundrejt asaj të Polonisë.

Ademi ka sqaruar se kandidatura e Tiranës ka triumfuar ndaj 3 qyteteve të ofruara nga Polonia për këtë veprimtari, duke marrë 10 nga 16 votat e anëtarëve të bordit ekzekutiv.

Top Channel