Nis Seria A, spektakël në San Siro

09/09/2011 22:45

Lojë e shpejtë, grintë e gola. Kjo është panorama e ndeshjes së parë të sezonit 2011-2012 të Serisë A që ngriti siparin me ndeshjen Milan-Lacio.

Në San Siro, kuqezinjtë niseshin si favoritë në letër, po minutat e para të takimit treguan të kundërtën. Lacialët, shënuan brenda 10 minutave dy gola me dy blerjet e kësaj vere. Fillimisht me Klosen në minutën e 12 e më pas me Djibril Cisse në minutën e 21.

Kundërpërgjigjia e Milanit mbërrin në minutën e 29 me Ibrahimovic që shtyn topin në rrjetë pas asistit të Cassano-s. 4 minuta më vonë, Cassano shënon me kokë pas një krosi të futur në zonë dhe Milani barazon gjithcka. Pjesa e parë mbyllet në barazim 2-2.

Në pjesën e dytë, niveli i lojës ra disi. Milani u shfaq më tepër kërkues në fushë, ndërsa bardhekaltërit kundërsulmuan disa herë rrezikshëm. Por megjithë përpjekjet e të dyja skuadrave, rezultati nuk ndryshoi. Milan e Lacio ndajnë nga një pikë në pritje të zhvillimit të ndeshjeve të tjera të Serisë A, që mbahen ditën e shtunë dhe të dielë.

Top Channel