Maradona: Nuk shoh më ndeshjet e Argjentinës

10/09/2011 16:25

Që kur ka lënë pankinën e Argjentinës, Diego Armando Maradona nuk ka parë më garat e skuadrës dhe mbi të gjitha nuk ka asnjë dëshirë të kthehet ta stërvisë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ish trajneri i kombëtares argjentinase, në një intervistë për të përditshmen spanjolle “As”.

“Pasi kam ikur, nuk kam parë më asnjë ndeshje të Argjentinës dhe mendoj se do të vazhdoj të mos i shoh”, është shprehur ai.

“Tani mendoj vetëm të dalë mirë me Al Wasl. Nuk mendoj të kthehem të stërvisë Seleccion dhe as të marrë vendin e Grondona apo Bilardo”, theksoi Maradona.

Top Channel