Ka startuar sezoni i ri i Superligës me dy ndeshjet e pasdites Vllaznia-Laçi dhe Bylis-Shkumbini.

Shkodranët kanë marrë fitoren e parë në këtë sezon pasi kanë mundur skuadrën mike me rezultatin 3-1.

Laçianët e mbyllën pjesën e parë në avantazh pas golit të Ermullahut në mbyllje të 45 minutave.

Me fillimin e pjesës së dytë ndryshon tërësisht ritmin skuadra e drejtuar nga Mirel Josa. Xhevair Sukaj ka ndryshuar gjithçka në këtë ndeshje me tripletën.

Seria e golave hapet në minutën e 73-të, për të vazhduar më tej në minutën e 80-të dhe me supergolin e minutës së 90-të që vulos gjithcka në 3-1.

Ndërkohë në takimin tjetër të Superligës mes Bylisit dhe Shkumbinit, ballshiotët kanë fituar me rezultatin e thellë 5-2.

Top Channel