Bundesliga, 7 gola për Bayern Munchen

11/09/2011 08:20

Bayern Munchen shënon një tjetër fitore në Bundesligën gjermane.

Skuadra e drejtuar nga Jup Heynckes këtë herë shkatërroi Ffraiburgun me rezultatin 7-0. Protagonist në këtë ndeshje ishin Mario Gomez dhe Frenk Riberi. I pari ishte autor i një pokeri golash ndërsa francezi shënoi dy gola në këtë takim

Në listën e protagonistëve të kësaj ndeshjeje ishte dhe i riu Petersen, i cili shënoi golin e shtatë të kësaj ndeshjeje.

Borusia e Dortmundit zhgënjen sërish. Skuadra kampione në fuqi i befasoi të gjithë pasi u mund nga Herta e Berlinit me rezultatin 2-1 në fushën e saj. Herta kaloi në avantazh në minutën e 50 të ndeshjes me Rafael, ndërkohë që në të 81-të dyfishoi shifrat me Nimejer.

Për Dortmundin shkurton diferencën Levandoski, por takimi u mbyll në shifrat 2-1.

Me këtë humbje Borusia e sheh veten në vendin e 10-të me 7 pikë.

Top Channel