Xhokoviç fiton US Open

13/09/2011 02:45

Tenisti serb, Novak Xhokoviç fitoi turneun e US Open dhe rikonfirmohet numri një në renditjen botërore në tenisin për meshkuj.

Xhokoviç mposhti në finale tenistin spanjoll, Rafal Nadal në një lojë që zgjati rreth 4 orë. Serbi fitoi me rezultatin e përgjithshëm 3-1 ndaj spanjollit. Përkatësisht 6-2 në setin e parë, 6-4 në setin e dytë, humbi të tretin 7-6 dhe fitoi të katërtin 6-1.

Kjo ishte fitorja e parë e një turneu US Open për Xhokoviç, e gjashta ndaj Nadal për 2011-n dhe fitorja e dytë në një finale elitë ndaj tij, pas fitores së arritur në Wimbledon në muajin korrik.

Ndërkohë, në finalen e femrave, Samantha Stosur ishte
surpriza. Australiania fitoi 2-0 ndaj tenistes amerikane, Serena Uilliams, e
cila përveç humbjes u gjobit edhe me 2 mijë dollarë për fyerje ndaj gjyqtares në
fund të takimit.

 

Top Channel