Champions, formacioni “i egër”

13/09/2011 13:10

Në prag të fillimit të fazës së grupeve të Ligës së Kampioneve, gazeta sportive spanjolle ‘Marca’ ka publikuar formacionin e lojtarëve “të egër” të këtij edicioni të Champions.

Shumica e këtyre lojtarëve luajnë në Serinë A dhe kapiteni i këtij ekipi grintoz nuk mund të ishte tjetër përveç mesfushorit të Milanit, Gennaro Gattuso.

11 futbollistë, moduli 3-5-2 dhe një skuadër fantastike në fund të fundit.

Ja lojtarët e përzgjedhur nga ‘Marca’:

Jose Manuel Pinto – Portieri i dytë i Barcelonës, merita e të cilit është se ka qenë më aktivi në sherret mes lojtarëve të Barcelonës dhe Real Madridit.

Walter Samuel
, Carlos Marchena dhe Pepe – Mbrojtësit e Interit, Villarreal dhe Real Madrid formojnë treshen e mbrojtjes. Të tre këta futbollistë njihen për egërsinë ndaj sulmuesve kundërshtarë.

Nigel De Jong – Mesfushori hollandez i Manchester City njihet për ndërhyrjet e rënda si ajo në finalen e botërorit ku goditi me shkelm në gjoks spanjollin Xabi Alonso.

Gennaro Gattuso – Kapiteni i këtij ekipi “të fortësh”. Mesfushori italian i Milanit njihet për grintën e tij tashmë prej vitesh në fushat e Serisë A.

Mark van Bommel – Tjetër mesfushor i Milanit i cili e ka të vështirë të përfundojë një ndeshje pa u ndëshkuar me karton nga arbitri.

Thiago Motta – Mesfushori i Interi futet në këtë formacion nga ‘Marca’ për shkak të faullit të tij ndaj Sergio Busquets në gjysmëfinalen e vitit 2010, Barcelona-Inter.

Axel Witsel
– Mesfushori belg i Benfica mbahet mend për faullin brutal nda Wasilewski.

Sulmi përbëhet nga dyshja gjaknxehtë Balotelli-Ibrahimovic.

Top Channel