Bajerni i Mynihut, Robben nuk rekuperohet

13/09/2011 20:15

I predispozueshëm ndaj dëmtimeve. Kjo është një prej karakteristikave kryesore të Arjen Robben.

Holandezi duhet të bashkëjetojë gjatë gjithë kohës me “sëmundjen” e tij, e shoqëruar kjo me një seri dëmtimesh fizike që nuk e kanë lejuar të japë një rendiment konstant.

Dëmtimi i fundit është një inflamacion në ije që e mban larg fushës prej 26 gushtit.

“Nuk e dimë ende se kur do kthehet. Mund të jetë në një javë, por edhe në katër”, është shprehur Karl-Heinz Rummenigge, drejtues i bavarezëve.

Top Channel