Peshëngritje, Daniel Godelli, Kampion Europe

13/09/2011 23:15

Daniel Godelli shpallet Kampion Europe për të rinj në stilin e shkëputjes për peshën 69 kilogram.

19 vjecari shqiptar ka ngritur 141 kg në këtë stil duke marrë medaljen e artë dhe lënë pas moldavin Asirtion Pipa.

Në provën e parë në stilin e shtytjes me 166 kg, Godelli pësoi një dëmtim në krahun e majtë, gjë e cila i mohoi shansin shqiptarit të konkurojë për medalje në dygarësh.

3 medalje bronzi për Shqipërinë kanë ardhur edhe nga Briken Calja në peshën 69 kg. 21 vjecari ngriti 141 kg në stilin e shkëputjes, 170 kg në atë të shtytjes dhe 311 kg në dygarësh duke u renditur në vendin e tretë në europianin për të rinj që po zhvillohet në Bukuresht të Rumanisë.

I fundit peshngritës që do të përfaqësojë Shqipërinë në këtë kampionat është Hysen Plaku i cili do të garojë të mërkurën në peshën 77 kg për të rinjtë.

Top Channel