Ferguson: Rooney është Peleja i bardhë

14/09/2011 12:00

Sir Alex Ferguson, trajneri i Manchester United, e ka cilësuar sulmuesin e ekipit të tij, Wayne Rooney, si Pele i bardhë.

“Rooney është shumë guximtar dhe ka një rezistencë të pabesueshme. Për mua ai ngjan me Pele në forcë, shpejtësi dhe vendosmëri. Ndryshimi i vetëm është se Rooney është i bardhë”, u shpreh tekniku skocez në prag të ndeshjes Benfica-Manchester United, e vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve.

Ferguson beson se sulmuesi anglez është në kulmin e formës së tij: “Rooney tashmë është shumë i pjekur. E kupton lojën më mirë dhe ka më shumë autoritet në fushë. Kjo ndodh kur arrin moshën 25-vjeçare.”

 

Top Channel