Vidal: Juve, një skuadër luftëtarësh

15/09/2011 20:15

“Objektivi i këtij sezoni duhet të jetë fitimi i titullit kampion.”

Kështu është shprehur mesfushori i Juventusit, Arturo Vidal, i cili është transferuar në Torino gjatë merkatos së kësaj vere nga ekipi i Bayer Leverkusen.

Kiliani e përshkruan kështu skuadrën e tij të re: “Juventusi është një grup i përbërë nga luftëtarë të vërtetë që janë të etur për fitore.”

“Nuk jam i trembur nga konkurrenca. Të gjithëve i pëlqen që të jenë titullarë, por unë kam pak kohë me Juventusin dhe jam në një periudhë përshtatjeje. Jam i qetë dhe i gatshëm për trajnerin”, shtoi Vidal.

Përsa i përket objektivit sezonal, mesfushori theksoi: “Juventusi gjithmonë duhet të kërkojë fitoren edhe pse Milan, Inter, Napoli, Lazio dhe Roma janë ekipe të forta. Por, ne do të mundohemi të fitojmë kampionatin.”

Top Channel