Maradona debuton me humbje në krye të Al Wasl

16/09/2011 11:50

Diego Armando Maradona debutoi me humbje si trajner i Al Wasl, në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ekipi i legjendës argjentinase të futbollit u mund 4-3 nga Al Jazira në javën e parë të ligës së vendit arab.

Al Wasl arriti të barazonte pas disavantazhit 3-1, por në fund të takimit pësoi golin e katërt.

“Jam shumë i kënaqur me lojtarët e mi sepse treguan shpirt sacrifice. Në pjesën e dytë dominuam ndeshjen dhe e meritonim plotësisht barazimin”, u shpreh Maradona pas ndeshjes.

Kjo ishte ndeshja e parë zyrtare e Maradonës si trajner i Al Wasl.

Top Channel