Diamond League, Bolt triumfon në 100 metra

17/09/2011 15:00

Usain Bolt fiton garën e 100 m në Bruksel duke regjistruar dhe kohën më të shpejtë për vitin 2011, 9.76 sekonda. Ka shkëlqyer në Belgjikë edhe Johan Blejk.

Rekordmeni i botës në 100 m, i cili garoi në disiplinën 200 m e fitoi atë me 19.26 sekonda, vetëm 7 të qintat më e shumë se rekordi botëror i Usain Bolt.

Ka zhgënjyer në 100 m me pengesa për femra Seli Pirson e cila nuk e përfundoi garën pasi u rrëzua gjatë kapërcimit të një pengese.

Medaljen e artë në këtë disiplinë e mori amerikania Deniel Karruthers e cila triumfoi ndaj dy bashkombasve Ivet Ljuis dhe Keli Uells.

Karmelita Xheter ka fituar edhe në Belgjikë garën e 100 metrave për femra me kohën 10.78 sekonda.

Gara e 800 m ka patur sërish fituar David Rudisha me kohën 1 minutë 43 sekonda e 96 të qintat.

Në vendin e dytë u rendit Mohamed Aman i Etiopisë dhe keniani Asbel Kiprop.

Në 10 mijë metra për meshkuj triumfoi Bekele që vendoi edhe kohën më të mirë të sezonit me 26 minuta 43 sekonda e 16 të qintat.

Rusja Ana Cicerova kaloi lartësinë 2.05 metra në garën e kërcimit së larti duke marrë medaljen e artë dhe duke vendosur një rekord të ri në mintingun e Belgjikës.

Rusja tentoi të thyejë edhe rekordin botëror, por dështoi në kalimin e lartësisë 2.09 m.

Top Channel