Fillon show i Barcelonës

18/09/2011 08:10

Duket se mllefin e dy barazimeve të fundit Barcelona ia ka nxjerrë Osasunës.

8-0 kanë fituar katalanasit në Kamp Nou, një rezultat ky që duket se do t’i japë fund kritikave ndaj skuadrës së Pep Guardiolës. Show i Messit dhe i shokëve të tij nisi që në minutën e 5 me golin e Pleshtit argjentinas, ndërsa në të 13 Fabregas dyfishoi rezultatin.

Osasuna nuk gjen asnjë mundësi për të reaguar pasi topi ishte gjatë të gjithë kohës në këmbët e katalanasve. Villa shënoi golin e tretë, ndërsa në fundin e pjesës së parë brenda dy minutave Barça shënoi dhe dy herë të tjera, autogoli i Roverisios dhe goli i Messit çuan skadrat drejt pushimit.

Katalanasit vazhduan spektaklin e tyre edhe në pjesën e dytë. Xavi shënoi golin e gjashtë, Villa të shtatin ndërsa Messi shënoi golin e tetë të ndeshjes dhe të tretin personal.  

 

Top Channel