Neymar tek Real Madrid në vitin 2012

19/09/2011 14:20

Real Madrid ka arritur marrëveshjen për transferimin e Neymar në Spanjë në sezonin e ardhshëm.

Sipas gazetës sportive ‘Marca’, sulmuesi i talentuar brazilian do të firmosë ditën e sotme kontratën me madrilenët pasi të ketë kaluar vizitat mjekësore që do të zhvillohen në Brazil po sot.

Gazeta thekson se Santos dhe Real Madrid do të përgënjeshtrojnë arritjen e kësaj marrëveshjeje deri sa klubi brazilian të zhvillojë zgjedhjet në muajin dhjetor.

Neymar do të bëhet lojtari më i ri i Real Madrid për 60 milionë euro. Braziliani do të nënshkruajë një kontratë 6-vjeçare me 7 milionë euro në sezon.

Top Channel