F1, Massa: Duam ta mbyllim suksesshëm

21/09/2011 00:00

Pas Çmimit të Madh të Formula 1, në Monza, botërori do të vijojë në Japoni, një objektiv i qartë i Ferrarit dhe Felipe Massa-s.

“Do të jenë edhe gjashtë Çmime të Mëdha në dhjetë javë dhe objektivi ynë do të jetë të fitojmë ndonjë garë dhe ta mbyllim suksesshëm”, shprehet piloti brazilian.

“Na presin shumë pista të ndryshme dhe shpresojmë të arrijmë rezultate të mira në secilën prej tyre. Gjithashtu duhet të kemi parasysh se në këtë pikë të sezonit, zhvillimi teknik është orientuar drejt makinës së 2012-s dhe nuk do të ketë të reja”, theksoi Massa në faqen e Ferrarit.

Braziliani ka komentuar edhe garën e Monzës që e mbylli në vendin e gjashtë.

“Gjatë gjithë fundjavës ka qenë një atmosferë fantastike, sidomos nëse je një pilot i Ferrarit. Është mëkat që momentet e bukura këtë vit duket se nuk janë shumë për ne dhe kjo tendencë është konfirmuar edhe në Monza”, theksoi ai, duke iu referuar incidentit në fillim të garës me Webber.

Top Channel