Primera Division. ngec Barca e Reali

22/09/2011 00:00

Barcelona dhe Reali kanë barazuar në transfertë respektivisht ndaj Valencias dhe Racing Santander duke marrë vetëm nga një pikë në javën e 4 të Primera Division.

Në “Mestaja”, skuadra e Barcelonës ka marrë një barazim 2-2 me vendasit e Valencias, që kaluan të parët në avantazh falë një autogoli të Abidal në minutën e 12.  Vetëm 2 minuta më vonë, Pedro barazpeshon gjithcka, barazim që zgjat vetëm pak minuta pasi në të 23-tën, Hernandez shënon duke cuar vendasit në avantazh në dhomat e zhveshjes.

Pjesa e dytë nis me katalanasit në sulm që kërkojnë golin e barazimit. Por Valencia mbrohet mirë deri në minutën e 77, kur Fabregas gjen golin e barazimit për skuadrën e tij. Pak minutat e mbetura nuk sollën ndryshim rezultati. Valencia ngjitet e vetme në krye të Primera Division me 10 pikë, 3 fitore dhe 1 barazim.

Edhe Reali i Murinjos dështoi në transfertë përballë Racing Santander. Skuadra merengues nuk shënoi dot përballë vendasve modestë. Takimi u mbyll në barazim pa gola dhe ishtë rezultati i dytë radhazi zhgënjyes për Realin pas humbjes në fundjavë me Levanten, 0-1.

Top Channel