Ranieri: Inter, ekip fitues

22/09/2011 20:30

“Është një moment i vështirë, por Interi është një ekip fitues dhe do të luftojë për të fituar trofe.”

Me këto fjalë e nis aventurën e tij në pankinën zikaltër Claudio Ranieri, i cili ka zëvendësuar Gasperinin si trajner i Interit.

“Besoj tek lojtarët dhe mendoj se së bashku do të ecim përpara”, ka thënë ish-trajneri i Romës.

“Problemet janë të lidhura me dëmtimet dhe me fatin e keq. Unë nuk besoj në një sistem loje fitues por mundohem tu përshtatem lojtarëve”, deklaroi trajneri i ri zikaltër për ‘Inter Channel’.

Top Channel