Inter, fillojnë problemet për Ranierin

23/09/2011 12:55

Claudio Ranieri, trajneri i Interit, ka zhvilluar vetëm 2 seanca stërvitore me ekipin e tij të ri dhe menjëherë kanë filluar problemet.

Zikaltërit do të luajnë të shtunën në orën 18.00 ndaj Bolonjës në Dall’Ara dhe Ranieri do të duhet të bëjë pa Wesley Snejder. Organizatori hollandez ka pasur disa probleme të vogla në stërvitje në kofshën e këmbës së majtë dhe nuk është përfshirë në listën e të grumbulluarve.

Në sulm dyshja më e mundshme për ta nisur ndeshjen nga fillimi është Pazzini-Forlan.

Ndërkohë, Andrea Ranocchia është skualifikuar për tre ndeshje nga Gjyqtari Sportiv “për shkaktimin e një faulli brenda zonës dhe se pas marrjes së kartonit të kuq ka ofenduar arbitrin e ndeshjes disa herë”.

Top Channel