F1, Singapor, Vettel në pole position

24/09/2011 17:10

Sebastian Vettel ka rezultuar sërish i pari në provat zyrtare për Çmimin e Madh të Singaporit, në Formula 1.

Piloti i Red Bull ka shënuar kohën më të mirë duke patur mundësi të niset i pari në garën e nesërme.

Gjermani ka lënë pas shokun e tij të skuadrës Mark Webber dhe pilotin e McLaren, Jenson Button.

Top Channel