Moratti: Tashmë Interi ka një logjikë loje

26/09/2011 13:45

Më në fund një e hënë e qetë për presidentin e Interit, Massimo Moratti.

Trajneri i ri i zikaltërve, Claudio Ranieri, ka marrë tre pikët e para në kampionat pas fillimit të dobët nga ana e teknikut të shkarkuar nga detyra, Gian Piero Gasperini.

“Jam i kënaqur. Gjithçka është në rregull tashmë, gjithçka është normalizuar”, është shprehur Moratti kur u pyet për fitoren e Interit ndaj Bolonjës me rezultatin 3-1.

“Loja tashmë ka logjikë. Mund të lejoja Gasperinin të vazhdonte punën dhe ka mundësi që edhe nën drejtimin e tij Interi të fillonte të luante mirë, por ishte një rrezik që nuk doja ta merrja përsipër”, shtoi presidenti.

Përsa i përket dyshes sulmuese Milito-Pazzini, Moratti theksoi: “E dimë që janë lojtarë të mirë dhe që mund të luajnë pa problem njëkohësisht.”

Top Channel