Huub Stevens, trajneri i ri i Schalke 04

27/09/2011 16:10

Schalke 04 njoftoi ditën e martë se Huub Stevens është trajneri i ri i Schalke 04 duke zëvendësuar në këtë post gjermanin Ralf Ragnick.

Ragnick dha dorëheqjen javën e kaluar për shkak se ishte i lodhur fizikisht e mendërisht dhe nuk mund ta përballonte punën e teknikut.

Stevens, i cili ka qenë trajneri i Schalke 04 në periudhën 1996-2002, ka nënshkruar një kontratë të re deri në 13 qershor 2013 dhe do të fillojë punën pasditen e së martës.

Trajneri 57-vjeçar ka arritur suksese të rëndësishme me klubin gjerman, si Kupën Uefa në vitin 1997 ose Kupën e Gjermanisë në vitet 2001 dhe 2002. Gjithashtu ka dalë nënkampion i Gjermanisë në vitin 2001.

Pasi u largua nga Schalke 04, ishte trajneri i Hertha Berlinit, Hamburgut dhe Këlnit.

Top Channel