Jean-Claude Blanc bashkohet me Leonardon

28/09/2011 11:30

Organika e PSG pasurohet edhe jashtë fushe. Sipas shtypit francez, Jean-Claude Blanc do të jetë drejtori i ri i përgjithshëm i klubit të kryeqytetit francez.

Ish-presidenti i Juventusit do të merret me të gjitha çështjet administrative dhe financiare. Detyra e tij e re do të zyrtarizohet në mesin e muajit tetor.

Në këtë menyrë, Blanc do të bashkohet me mikun e tij Leonardo, i cili është drejtori sportiv i PSG.

Blanc u bashkua me Zonjën e Vjetër pas skandalit të Calciopoli-t dhe u bë president duke zëvendësuar Cobolli-Gigli, por pa rezultate të mira. Më pas, Andrea Agnelli i zuri vendin dhe Blanc u rikthye të merrej me çështjet financiare të Juventusit.

Top Channel