Ranieri: Inter-Napoli, sfidë për titull kampion

30/09/2011 14:40

“Ndeshja Inter-Napoli do të jetë një sfidë për titullin kampion sepse të dyja janë skuadra që mund të luftojnë për vendet e para në klasifikim.”

Kështu është shprehur Claudio Ranieri, trajneri i Interit, në prag të ndeshjes së ditës së shtunë mes zikaltërve dhe ekipit napolitan.

Maicon dhe Pazzini mund të jenë të gatshëm për një nga supersfidat e Serisë A të kësaj jave.

“Jo vetëm Juventus-Milan është një sfidë për titull, por edhe Inter-Napoli. Ekipi që unë drejtoj ka kapacitet për të fituar. Pas dy fitoreve ndaj Bolonjës dhe CSKA Moskës skuadra ka gjetur besimin. Pazzini do të grumbullohet dhe do të shohim nëse do të mund të luajë, ndërsa Maicon është i gatshëm”, u shpreh Ranieri.

Një tjetër lojtar që ka munguar në formacionin zikaltër është edhe Dejan Stankovic.

“Do të pres ditën e shtunë për të vendosur nëse Stankovic do të jetë pjesë e takimit. Gjithsesi, alternativat nuk më mungojnë”, shtoi tekniku.

Top Channel