Kuzhe rinovon kombëtaren

30/09/2011 19:45

Trajneri i kombëtares shqiptare, Josip Kuzhe duket se ka vendosur të rinovojë përfaqësuesen që në ndeshjen me Francën.

Për dy sfidat e fundit eleminatore të Euro 2012 me Francën dhe Rumaninë, tekniku kroat ka grumbulluar 3 lojtarë të ekipit kombëtar shpresa, Arsen Sykaj, Odise Roshi dhe Sabjen Lila.

Në këto dy ndeshje nuk do të jenë Ansi Agolli dhe Ervin Skela të pezulluar me 3 dhe 5 ndeshje.

Në listën e publikuar bie në sy dhe emri i Erjon Bogdanit, i cili do të jetë në dispozicion të Kuzhesë vetëm për ndeshjen me Rumaninë.

Sulmuesi u ndëshkua me karton të kuq në Luksemburg, gjë e cila e lë atë jashtë përballjes me skuadrën e Lorent Blank me 7 tetor në Stade de France, në Paris.

Ndeshja e fundit për këtë sezon do të jetë ajo kundër Rumanisë me 11 tetor në Shqipëri.

Top Channel