Anzhi kërkon Carlos Tevez

04/10/2011 21:00

Tevez-Eto’o. Kjo është dyshja e sulmit e ëndërruar nga ekipi rus i Anzhit.

Sipas mediave angleze, Sulejman Kerimov, miliarderi rus i cili është presidenti i klubit që në përbërje të tij ka futbollistë si Roberto Carlos, Samuel Eto’o apo Yuri Zhirkov, kërkon të blejë edhe sulmuesin argjentinas të Manchester City, Carlos Tevez.

Ekipi anglez e ka nxjerrë në shitje Tevez pas polemikave me trajnerin Mancini dhe aspekti ekonomik nuk është aspak problem për rusët e pasur.

Ndërkohë, sulmuesi ndodhet në Argjentinë duke pritur dënimin që do të marrë nga klubi i tij pasi refuzoi të hynte në lojë në ndeshjen ndaj Bayern Munchen, e vlefshme për Ligën e Kampioneve.

Të hënën, lojtari pati një takim me drejtuesit e klubit ku u kërkoi të falur për sjelljen e tij. Për momentin, Tevez është pezulluar për 15 ditë nga Manchester City.

Top Channel