" /> ">

Media britanike flet për vdekjen e Alisë

08/10/2011 00:00

Gazeta “The Indipendent” boton nje shkrim te gjate per te, duke e
cilesuar Ramiz Aline, politikanin qe menaxhoi tranzicionin e Shqiperise
drejt demokracise.

‘Ramiz Alia, – thuhet ne kete shkrim, – ishte ne te njejten gjatesi vale me Hoxhen mbi domosdoshmerine e Shqiperise, nje vend me madhesi sa Uellsi, qe te aplikonte teorine marksiste, duke e pershtatur ate me natyren e vendit dhe trashegimine materiale dhe shpirterore te popullit shqiptar, sesa te kopjonte verberisht Bashkimin Sovjektik dhe Kinen’.

Autori i shkrimit William Ash, pasi thekson se Alia ishte i perzgjedhuri i Enver Hoxhes thekson se ai ndermori masa te shumta per te shtuar demorkacine dhe transparencen.

Gazeta ‘The Guardian’ shkruan per vdekjen e Ramiz Alisë, duke e cilesuar ate si sundimtarin e fundit komunist te Shqiperise dhe arkitektin e Perestroikes ne vendin e tij. Autorja e shkrimit, ekspertja e ceshtjeve ballkanike Miranda Vikers nenvizon se edhe pse Alia shihet nga shume vete, si nje force motivuese pas reformave dhe madje dhe jo komunistet ia njihnin meriten e te rezistuarit te presionit nga elementet konservatorë brenda Partise se Punes, per te frenuar procesin e reformave, duket se Alia mbeti seriozisht i kompromentuar nga lidhjet e tij te ngushta me Hoxhen.

‘Nje politikan me aparence modeste dhe sjelle te kendshme, Alia nuk kishte karizmen e lire  te Hoxhes. Ai arriti te mbijetonte shume nga spatrimet e pameshirshme ne partine e tij, duke demostruar besnikeri totale ndaj Hoxhes dhe duke mesuar te rrinte gojembyllur per ceshtjet kontraversiale’,shkruan Miranda Vikers ne shkrimin e botuar ne ‘The Guardian’.

BBC ne faqen e vet online, ne shkrimin per vdekjen e ish-udheheqesit komunist te Shqiperise shkruan se Alia nuk krijoi ate kult te individit si Enver Hoxha.Por pas vdekjes se z. Hoxha aleatit te tij te vjeter, z.Alia me ngurim u be udheheqesi i fundit i Evropes Lindore qe filloi reformat demokratike ne vend. BBC thekson se Alia e librin e tij “Jeta ime” shkruan se Partia Komuniste duhet t’i kerkoje ndjese shqiptareve, qe nuk e zhvilloi ekonomine e vendit per t’u dhene nje jete me te mire. “Jam i bindur  se vendi yne nuk do mbese tere kohen delja e zeze e Evropes” , citon BBC Ramiz Aline.

Top Channel