Euro 2012, fitojnë të kualifikuarit

08/10/2011 18:50

Serbia vazhdon të mbajë shpresat ende për kualifikimin për në Euro 2012-n, pas barazimiut 1-1 me Italinë në Beograd.

”Axurrët”, ndonëse e kishin siguruar kualifikimin për në fazën tjetër të Europianit dy ndeshje më parë, gjithsesi nuk toleruan ndaj serbëve.

Klaudio Markizio shumë shpejt kaloi Italinë në avantazh, por ishte Ivanoviç që mbajti skuadrën e tij ende në lojë me golin e barazimit.

Aktualisht, Italia është në vendin e parë në grupin C me 23 pikë, përpara Estonisë me 16 dhe Serbisë me 15 pikë. Këta të fundit do të luajnë ndeshjen e tyre të fundit ditën e martë me Slloveninë. |

Spanja ka mundur 2-0 Çekinë në ndeshjen e vlefshme për grupin I. Golat e Huan Matës dhe Ksavi Alonsos u shënuan në pjeësn e pare, ndërkohë që përfaqësuesja çeke mbeti me dhjetë lojtarë pas dalja me kartonin e kuq të Hubshman në minutën e 70-të.

Spanja është në krye të këtij grupi me 21 pikë, pas shtatë fitoreve në shtatë ndeshje, ndërsa Çekia ka vetëm 10 pikë. Edhe Gjermania ka arritur një fitore të thjeshtë përballë Turqisë me rezultatin 1-3.

Mario Gomez zhbllokoi rezultatin në minutën e 35-të, ndërkohë në pjesën e dytë çon në 2-0 shifrat Myler. Hakan Balta ngushton përkohësisht, por Gjermania përgjigjet me një gol të Shvajnstaigertit në minutat e fundit.

Holanda ka fituar gjithashtu ndeshjen e rradhës në Grupin E, 1-0 me Moldavinë. Holandezët, gjejnë golin e vetëm të këtij takimi në mbyllje të pjesës së parë pas një kombinimi të Van Bomel, Kait dhe në fund është Huntelar që çon në 11-të serinë e golave në këtë fazë grupesh.

Van Persi në pjesën e dytë pati mundësinë më të mirë për të dyfishuar, por goditja e tij përfundoi në shtyllë nga distancë e afërt. Holanda ka marrë maksimumin deri më tani në këtë fazë, 27 pikë nga 9 ndeshje. Në vendin e dytë është Suedia me 21 pikë, ndërkohë që do të përballen me njëra-tjetrën ditën e martë, në ndeshjet e fundit të fazës së grupeve të Euro 2012-s.

Top Channel