Allegri: Ibra do të qëndrojë tek Milan

10/10/2011 12:05

“Ibrahimovic, ashtu si të gjithë ne, ka dëshirë t’i rikthehet punës për të arritur fitore.”

Kështu është shprehur trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, duke komentuar zërat për një largim të mundshëm të sulmuesit pas deklaratave që suedezi bëri nga grumbullimi i kombëtares së vendit të tij. Ibra deklaroi se ishte i lodhur nga futbolli dhe se nuk do të luajë edhe për shumë kohë.

“Fjalët e futbollistëve shumë herë zmadhohen apo keqkuptohen. Jam shumë i sigurtë se Ibra ka dëshirë të qëndrojë tek Milan dhe të fitojë trofe me këtë skuadër”, shtoi tekniku livornez.

Top Channel