Ekstermistë serbë në veri të Kosovës kanë vendosur të hënën barrikada edhe tek zona e “Tre Rrokaqiejve”, e banuar me popullsi të përzierë.

konteinerë mbeturinash dhe nuk kanë lejuar automjetet e misionit EULEX të kalojnë.

Burimet bëjnë të ditur se një automjet i EULEX-it ka tentuar të kalojë barrikadën, por është kthyer mbrapsht nga ekstremistët serbë.

Vendosja e barrikadave në zonën e “Tre Rrokaqiejve” mund të sjellë tensione pasi në të banojnë edhe qytetarë shqiptarë.

Për të mbështetur serbët e Kosovës, ditën e shtunë në veri të vendit mbërritën edhe serbë nga Bosnje e Hercegovina.

Ata erdhën nga Banja Lluka dhe deklaruan se do të qëndronin aty për të ndihmuar “vëllezërit” e tyre dhe për të mbikëqyrur barrikadat.

Ndërsa të premten, një grup serbësh vendosën objekte betoni dhe një konteiner mbeturinash në lagjen Kroi i Vitakut.

Lidhur me barrikadat, gjenerali Erhard Drews deklaroi se KFOR pret që cështja të zgjidhet me dialog, por nuk e përjashtoi mundësinë e ndërhyrjes për zhvendosjen e barrikadave.

Ndërsa institucionet e Kosovës pak ditë më parë njoftuan se po bashkëpunojnë me faktorin ndërkombëtar për të hartuar një plan veprimi.

Top Channel