Topi në Turqi: Intensifikim i bashkëpunimit

10/10/2011 00:00

Presidenti i Republikës Bamir Topi, i shoqëruar nga Zonja e Parë, Teuta
dhe një delegacioni zyrtar, ka nisur sot vizitën zyrtare treditore në
Turqi, i ftuar nga Presidenti i Turqisë, Abdullah Gyl.

Pas homazheve në Mauzoleumin e Ataturkut, Presidenti Topi u prit me një ceremoni solemne nga Presidenti Gyl. Në vijim, mes dy Presidentëve u zhvillua një takim kokë më kokë, i cili u pasua nga takimi mes delegacioneve respektive.

Sic njofton zyra e shtypit e Presidencës, gjatë bisedave u vlerësuan lart marrëdhëniet e shkëlqyera që ekzistojnë midis Shqipërisë dhe Turqisë, miqësia dhe lidhjet tradicionale, historike, kulturore midis dy popujve tanë, si dhe u shpreh interesimi i përbashkët për intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në të gjitha aspektet, sidomos në fusha me rëndësi për zhvillimin dhe prosperitetin ekonomik të dy shteteve dhe popujve tanë.

Top Channel