Boshtinaru: Berisha duhet të bëjë kthesë

13/10/2011 00:00

Duke komentuar përmes një deklarate për shtyp progres-raportin e BE-së
për Shqipërinë, zëvendëskryetari i delegacionit për Europën Juglindore,
Viktor Boshtinaru shprehu shqetësim të thellë për rrugën që vendi ynë po
ndjek, e përcolli po kështu keqardhjen që për të dytin vit radhazi,
Shqipëria humbi sërish rastin për të marrë statusin e vendit kandidat.

Komisioni foli ne raport per progres te kufizuar ne plotësimin e kritereve politike dhe përmbushjen e 12 prioriteteve kyçe të përcaktuara nga blloku. Ne menyre te vecante, ne dokument theksohej puna qe mbetet akoma per t’u bere sa i takon luftes kunder korrupsionit dhe gjyqesorit.

Ne deklaraten e tij, Boshtinaru thote: “Druhem se klasa politike qe udheheq Shqiperine ende nuk e ka kuptuar sa shume po humbet ai si vend dhe mbi te gjitha, sa shume po i ben te humbasin qytetaret shqiptare. Kjo eshte ajo qe te irriton me teper, fakti qe per shkak te lidershipit politik, te gjithe qytetaret perballen me nje te ardhme te pasigurte, shume me te erret nga sa mund ta prisnin dhe nga sa meritojne. Po nuk pati ndryshime te qenesishme e te shpejta, kam frike se heren tjeter, Komisioni Europian do te detyrohet ta quaje dokumentin “regres-raport”, dhe jo raport progresi.

Boshtinaru shton me tej se permbajtja e raportit nuk ishte surprize per te.

“Do te isha i kenaqur nese do te ndodhte e kunderta, por fatkeqesisht shoh vetem konfirmimin e plote te asaj cfare kam pohuar prej muajsh tashme. Shpresoj qe qeveria shqiptare t`i kushtoje vemendje vleresimit te komisionit, te kuptoje se linja e ndjekur deri tani eshte shume larg te duhures dhe ta ndryshoje ne menyre radikale. Ngerci politik nuk do ta coje asgjekundi Shqiperine, zoti Berisha duhet ta kuptoje se ne demokraci mazhoranca qeveris me perfshirjen e opozites, sidomos per ceshtje kyce sic jane reformat. Ai duhet t’u shpjegoje qytetareve perse nje gje e tille nuk ka ndodhur deri me tani, duke detyruar vendin te humbase dy vjet”, shkruan më tej ai.

Sipas Boshtinaru-t, vleresimi i komisionit se nuk ka pasur progres ne drejtim te kornizes legjislative per zgjedhjet dhe pavaresise se gjyqesorit, eshte nje shenje ekstremisht shqetesuese, sidomos po t’i shtohet dhe pohimi se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendime mbi linja partiake lidhur me zgjedhjet lokale te 8 majit.

Deklaraten e tij, eurodeputeti rumun e mbyll duke thene se shpreson qe Shqiperia do te nise ta zvogeloje hendekun qe e ndan me vendet e tjera te Ballkanit Perendimor, te cilat po shenojne qe te gjitha perparime. Por kjo, thekson ai, mund te behet vetem permes bashkepunimit te ngushte me opoziten, dicka qe ne Shqiperi mungon prej shume kohesh.

Top Channel