Messi kyçet në kabinën e avionit

14/10/2011 17:20

Një ngjarje e rrallë i ka ndodhur yllit të futbollit botëror, Lionel Messi, i cili u detyrua të kyçet brenda në kabinë së bashku me pilotët, për të shmangur vëmendjen e tepërt të tifozëve në Venezuelë.

Argjentina humbi 1-0 në një ndeshje kualifikuese të Botërorit 2014, të luajtur në këtë shtet dhe gjatë një udhëtimi nga Barcelona (qytet në Venezuelë) në Karakas, ai kishte prenotuar një vend të zakonshëm në një linjë normale.

I rrethuar vazhdimisht nga tifozët që kërkonin një fotografi ose një autograf me dy herë fituesin e Topit të Artë, Messi gjeti prehje vetëm në kabinën e pilotëve, ku u mjaftua me vetëm dy autografë për drejtuesit e aeroplanit.

Gjithashtu, futbollisti u ngjit në avion nga një hyrje e veçantë, pasi të gjithë udhëtarët ishin sistemuar në vendte e tyre. Në mungesë të Messit, vëmendjen e udhëtëravëe të tjerë të avionit e tërhoqën lojtarë si Mascherano, Denis dhe Banega, edhe ata të pranishëm në të njëjtin fluturim.

Top Channel