Kryeministri i Kosovës Hashim Thaci, paralajmëron ministrat e qeverisë së tij. Përformanca në punë do të vlerësohet mbi bazën e angazhimeve për tejkalimin e sfidave të përmendura në raportin e progresit të vitit 2011.

Në takimin e tetë të Këshillit Ministror për Integrime Europiane,Thaci theksoi se prioritet i punës së qeverisë është lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, reforma në administratën publike dhe zhvillimi ekonomik.

Kryeministri Thaci kërkoi nga Ministrja e Integrimit, Vlora Çitaku e cila drejton këshillin ministror për integrime që të hartojë raporte në cdo tre muaj për punën e bërë.

Numri një i qeverisë kosovare paralajmëroi mbajtjen e një seminari për sundimin e ligjit, i cili do të rezultojë me hartimin e një plani për këtë cështje.

Në këtë takim, mediat ishin prezente vetëm gjatë fjalës së kryeministrit. Pak më ndryshe është situata kur fjalën e marrin ministrat përkatës, sic është ai i drejtësisë apo i punëve të brendshme. Në këtë rast kërkohet nga mediat që të largohen nga salla.  

Top Channel