KFOR-i synon t’i shfrytëzojë rrugët tokësore prej ditës së hënë për t’i furnizuar trupat e saj ushtarake në Portën 1 dhe 31, si dhe në Kampin “Nothing Hill”.

KFOR-i do ta bëjë këtë të hënën në mënyrë paqësore për ta lehtësuar kalimin e konvojit të automjeteve inxhinierike, thuhet në komunikatën e KFOR-it, të cilën e kanë lëshuar mbrëmë vonë pas takimit me strukturat paralele në Leposaviç.

Komandanti i KFOR-it, gjenerali Erhard Dreës, pas takimit me përfaqësuesit e veriut të Mitrovicës, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviçit, ka kërkuar që kalimi në rrugët e vendit të mos pengohet nga askush.

“Takimi është mbajtur në atmosferë shumë konstruktive. Të dyja palët pranuan të drejtën e lirisë së lëvizjes për popullatën dhe për KFOR-in, EULEX-in dhe të tjerët. Megjithatë, nuk u arritën rezultate konkrete sa i përket largimit të barrikadave rrugore”, thuhet në komunikatë.

Top Channel