Inter, Moratti sulmon arbitrat

17/10/2011 13:00

Në një kohë që Interi ka hyrë në një krizë të thellë rezultatesh, presidenti Massimo Moratti ka sulmuar ashpër arbitrat në një intervistë për ‘La Gazzetta Dello Sport’.

“Na kanë akorduar 4 penallti kundër dhe tre prej tyre kanë qenë të shpikura. Këto 11-metërsha kanë qenë përcaktues në ecurinë e ndeshjeve tona. Shpresoj që arbitrat të kuptojnë që e kanë ekzagjeruar”, shprehet Moratti duke iu referuar vendimeve në ndeshjet ndaj Bolonjës, Napolit dhe Kataniës.

Përsa i përket klasifikimit të Interit (i katërti nga fundi), presidenti zikaltër nuk alarmohet: “Duke parë se të gjitha skuadrat po humbin pikë nuk mendoj se ka ndryshim të madh të renditesh i shtati apo i fundit në këtë moment. Gjithsesi ky klasifikim i keq mund të ndikojë negativisht tek lojtarët.”

Moratti lidh rënien fizike të Interit në pjesët e dyta me vendimet e gabuara të gjyqtarëve: “Rënia erdhi si pasojë e 11-metërshave inekzistentë që na u dhanë kundër.”

Top Channel