Napoli, plagosen dy tifozë të Bayern

18/10/2011 00:00

Dy tifozë të Bayern janë sulmuar me armë të ftohta në Napoli, për fat të mirë duke marrë vetëm disa plagë të lehta.

Dy gjermanët, të moshave 42 dhe 47 vjec, janë dërguar në spital për mjekim dhe vetëm pak orë më vonë janë larguar.

Sfida e mbrëmjes në Napoli mes ekipit të Mazzarri-t dhe atij bavarez po pritet me padurim nga tifozët respektivë.

Dy shtetasit gjermanë po ecnin në këmbë drejt sheshit Garibaldi, kur u arritën nga dy persona me motocikleta që i kanë goditur në kurriz me thikë.

Top Channel