Parku i Antigonese; zbulohet shëtitorja antike

05/11/2011 00:00

Ekspedita arkeologjike që kryen gërmime në parkun Arkeologjik të
Antigonesë ka arritur të zbulojë pas disa ditë gërmimesh shëtitoren dy
katëshe të qytetit e vendosur në skajin jugor të qytetit 45 hektarë.

Gjetja e një objekti 84 metra te gjatë deri në këto momente shton një element të rëndësishëm në radhën e zbulimeve arkeologjike.

Ekspedita e përbërë këtë herë nga arkeologë shqiptarë po nxjerr në dritë edhe mure mbajtëse të rrugëve kryesore, shumë objekte balte të përdorimit të përditshëm si dhe 4 monedha të Koinonit të Epirit duke e cuar në mbi 1000 koleksion numizmatik të sitit. Drejtori i parkut Ëngjëll Serjani e sheh rradhën e zbulimeve si një tjetër promocion që i bëhet parkut të Antigonesë. Ai shpreson që zbulimet të rrisin numrin e vizitorëve dhe interesin për Antigonenë.

Megjithë zbulimet e rëndësishme të ekspeditës sfidë për ekspeditën ngelet zbulimi i teatrit të qytetit. Ekspedita ka piketuar disa pozicionime të mundshme mbi të cilat pritet të vijojnë gërmimet.

Top Channel