“The Independent” bën biografinë e Leka Zogut

02/12/2011 00:00

Gazeta “The Independent” në shkrimin me titull: “Leka Zogu ‘Mbreti
Shqiptar’ kontraversial, i cili kaloi pjesën më të madhe të jetës në
mërgim” shkruar nga Xhejms Petifer, shkruan se Leka i Shqipërise ishte
një nga tipat me me kolorit dhe me kontraversial në skenën ballkanike të
shekullit të 20 dhe një nga lidhjet e fundit të monarkise zogiste të
para Luftës së Dytë Botërore.

Leka lindi ne nje bote ku kishte nje krize te thelle politike, ku qeveria e babait te tij Mbretit Zog, te parit mbret te Shqiperise do te zbohej nga forcat e Musolinit. “Leka nuk do te kthehej ne Shqiperi per 50 vjet, – shkruan “The Independent”,- dhe pjesen me te madhe te jetes se tij e kaloi ne nje mergim me peripeci e dominuar nga e nena e tij dhe ai nuk u martua deri ne vitin 1975″.

“E fuqishmja Xheraldine,- shkruan ‘The Independent’ e Londres,- kishte kontakte te shumta me aristokrate evropiane dhe pjesen me te madhe te kohes se Luftes se Dyte Boterore e kaloi ne Londer, ku jetoi ne hotelin ‘Ritz’ per nje periudhe kohe e me pas ne zonen Ascot”.

Shpresa e Zogut se do te mund te siguronte mbeshtetejen e britanikeve per rikthimin e tij ne fron kur te mbaronte lufta perforcohej nga marredheniet e tij te aferta me anetaret kryesor te SOE, Ekzekutivit te Operacioneve Speciale, si Xhulien Emeri, te cilet ishin derguar nga selia e SOE-se ne Kajro per te ndihmuar rezistencen pro-rojaliste ndaj Aksit.
“Megjithate,- shkruan ‘The Independent’, ‘Foreign Office’ britanik kurre nuk ka qene i prirur te falte Zogun per prirjet e tij pro-italiane ne vitet 1930 dhe i dha mbeshtetje te mjaftueshme grupeve pro-komuniste nen kontrollin e partizaneve te Enver Hoxhes. Por Emeri mbeti mik i vjeter i Zogut.

Pasi shpjegon tere periudhen e mergimit te Leka Zogut, Xhejms Petifer thekson se ne nje permbysje dramatike te fatit, te cilat dominuan jeten e tij, Leka u shpetua nga harresa politike prej krizes se Kosoves. Ai kishte bere fushate aktive dhe pa menduar per perfitime personale ne emer te shqiptareve te Kosoves. Ai vazhdoi te luftoje per Kosoven deri ne vdekje, shkruan “The Independent”. Gjate viteve te fundit, Leka luftoi me force semundjen, por u terhoq nga jeta politike, duke kaluar shumicen e kohes ne Shqiperi dhe duke u krenuar per arritjet e te birit te tij, si nje kadet ushtrie i trajnuar ne Akademine Mbreterore Britanike ne Sandherst ne Britani, shkruan ‘The Independent”.

Top Channel