Vdekja e Leka Zogut, Topi ngushëllon familjarët

02/11/2011 00:00

Presidenti i Republikës Bamir Topi dhe Zonja e Parë, Teuta, i shprehën sot paradite ngushëllimet familjes mbretërore për ndarjen nga jeta të Leka Zogut.

Sipas Presidentit, Leka Zogu ishte një prej figurave më të rëndësishme atdhetare e anti-komuniste shqiptare, i cili me përkushtim dhe devotshmëri, ia kushtoi jetën përpjekjeve të vazhdueshme në të mirë të Shqipërisë dhe të shqiptarëve.

Presidenti la një shënim në Librin e Zisë të vendosur me këtë rast në mjediset e pallatit, ku rishprehu ngushëllimet e tij për familjen dhe vlerësimet për figurën e Leka Zogut I.

Top Channel