10 ushtarë pakistanezë me kokë të prerë

09/01/2012 00:00

Trupat e pajetë me kokë të prerë të dhjetë ushtarëve pakistanezë u zbuluan në një zonë tribale në kufi me Afganistanin.

Lajmi njoftohet nga autoritetet pakistaneze të cilat thanë se bëhet fjalë për 10 ushtarë që u morën peng nga grupet militante më 21 dhjetor teksa po patrullonin në zonë.

Asnjë grup nuk ka marrë përsipër përgjegjësinë për vrasjen e ushtarëve, por ditën e enjte talebanët kishin njoftuar vrasjen e 15 ushtarëve po në të njëjtën zonë.

Ndërkohë, një grup militant, që mendohet se ka lidhje me talebanët njoftoi se vrasja e 10 ushtarëve pakistanezë është kundërpërgjigje e operacioneve të ndërmarra së fundmi nga ushtria në zonën tribal Landi Kotal, ku edhe janë arrestuar disa femra.

Top Channel