Siri, pritet fjalimi i rrallë i Bashar al-Assad

10/01/2012 04:38

Presidenti sirian Bashar al-Assad do të mbajë një fjalim të rrallë publik, në lidhje me protestat e vazhdueshme dhe gjakderdhjen në vend.

Media shtetërore, pa dhënë detaje, tha se fjalimi do të trajtojë “çështjet e brendshme dhe zhvillimet ndërkombëtare e ato rajonale”.

Ndërkohë që në qytetete e Sirisë dhuna është duke vazhduar pavarësisht pranisë së vëzhguesve të Lidhjes Arabe.

Opozita akuzoi misionin se po shërben për të mbuluar shtypjen ndaj protesuesve anti-regjim që ka pothuasje një vit që vazhdon.

165 vëzhgues ndodhen në Siri për të monitoruar pajtueshmërinë me një plan të Ligës Arabe që kërkon ndalimin e dhunës, heqjen e armëve të rënda nga qytetet dhe lirimin e të gjithë të burgosurve politikë.

Pavarësisht kësaj vrasjet kanë vazhduar me të njëjtin ritëm. Qindra protestues kanë vdekur që kur misioni mbërriti dy javë më parë. Ndërsa aktivistët thonë se rreth 5 mijë vetë kanë humbur jetën që kur protestat kundër al-Asad filluan.

Ndërkohë, pre e të shtënave u bënë gjatë së hënës edhe vëzhguesit arabë, makina e të cilëve u qëllua kur po kalonte pranë një grupi protestuesish në qytetin e Homsit. 

Top Channel