SHBA dhe Franca, dënojnë fjalimin e al-Assad

11/01/2012 03:50

SHBA-ja dhe Franca kanë dënuar fjalimin e kreut sirian Bashar al-Asad, i cili fajësoi një “konspiracion të jashtëm” për kryengritjen masive që po ndodh kundër pushtetit të tij.

Departamenti Amerikan i Shtetit tha se Presidenti Asad e kishte hedhur “përgjegjësinë mbi të gjithë, përveç vetes së tij”.

Ndërsa, Ministri i Jashtëm i Francës, Juppe, tha se fjalimi arriti deri në “mohimin e realitetit”.

Në një fjalim të rrallë publik, zoti Assad tha se fuqitë ndërkombëtare ishin duke u përpjekur për të destabilizuar Sirinë, dhe u zotua për të shtypur “terroristët” me një “dorë të hekurt”.

Në Uashington, zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Victoria Nuland tha: “Assad mundohet për të fajësuar një komplot të huaj që është aq i gjerë në lidhje me situatën në Siri, që tashmë përfshin Lidhjen Arabe, pjesën më të madhe të opozitës siriane dhe të gjithë komunitetit ndërkombëtar”.

Ajo shtoi se “fjalimi i Asad konfirmoi pikëpamjen tonë se për të është koha që të ikë”.

Duke folur në Paris, ministri i jashtëm francez Alain Juppe tha: “Fjalimi nxit dhunë dhe konfrontim mes palëve. Ky është një lloj mohimi i realitetit.”

Reagimi franko-amerikan erdhi pas fjalimit të liderit sirian ditën e martë, ku ai ka akuzuar ndërkombëtarët për një komplot me qëllim destabilizimin e vendit të tij.   
 

Top Channel