Gjatë një konference për shtyp në Tiranë, kreu i Lëvizjes Vetëvendosja
në Kosovë bëri thirrje që shqiptarët të bashkohen për të bllokuar pikat
doganore të Kosovës me Serbinë.

Kurti eshte shprehur se aksioni nuk eshte kundra popullit serb, por kundra politikes se mbrapsht serbe. Sipas Albin Kurtit perderisa mallrat shqiptare nuk lejohen te kalojne drejt Serbise, as ato serbe nuk duhet te kalojne drejt Kosoves.

“Ne kemi bërë njoftimin publik për këtë protestë dhe mendoj që kjo protestë nuk është e zakonshme, për shkak se është në zbatim të vendimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, si organi më i lartë politik dhe përfaqësues në Kosovë. Ne bëjmë thirrje të gjithëve të gjithë policëve që do të jenë atë ditë që të jenë në funksion të zbatimit të këtij vendimi bashkë me protestuesit shqiptarë, të cilët po e bllokojnë Serbinë ashtu, sic thonë institucionet e Kosovës dhe sic e do vullneti dhe interesi i qytetarëve të Kosovës”, tha kreu i Vetëvendosjes.

Kurti i beri thirrje te gjithe shqiptaret te marrin pjese ne aksionin e nisur nga Vetëvendosja, per te bllokuar te shtunen ne 14 janar pikat doganore te Merdarit dhe te Dheut te Bardhe.

Top Channel