Presidenti Republikës Bamir Topi i ftuari i vecantë, në studion e emisionit “Fiks Fare” në Top Channel, është ndjerë po aq mirë sikurse e kemi parë në studiot e emisioneve politike, duke i dhënë përgjigje pyetjeve ngacmuese të Saimirit dhe Doktorit.
Pasi ka vlerësuar emisionin Fiks Fare duke e cilësuar si një mekanizëm trasparence të admirueshëm i është përgjigjur pyetjes për ngjarjet e 21 janarit të cilën e ka cilësuar si të hidhur për të cilën fjalën e fundit e kanë organet e drejtësisë.
Presidenti Topi nuk i ka shpëtuar ngacmimit të moderatërorëve të emisionit për momentin kur ai votoi më 8 maj.
“Eksperienca ka treguar që vota e presidentit nuk është e fshehtë. Pavarësisht cfarë shpreh unë, janë të tjerët që shprehen në emrin tim. Edhe kur transparenca është e fshehur, atë e bëjnë të tjerët duke e modifikuar”, është shprehur Topi.
Topi për partinë e re tha: Për partinë time flasin të gjithë përvec meje. Fakti që këtë lajm e kanë gazetat dhe nuk e kam unë. Duhet të vendoset njëherë nëse do të shkohet në atë linjë dhe pastaj të shihet demokracia.
Presidenti Republikës nuk ka nguruar t’i japë përgjigje deklarimeve të kryeministrit Berisha i cili e fajësoi presidentin për mos zbatim të statutit të PD-s.
“Ndihem vërtet i lumtur që marr këtë konsideratë sepse ditën kur kam shkuar për t’u votuar në paralment si president i gjithë shqiptarëve kam bërë dorëheqjen nga të gjitha funksionet e mia partiake”, tha Presidenti, Topi.
Dhe në fund Kreut të Shtetit i është dhuruar simboli emisionit “Fiks Fare” me këtë motivacion:
“Presidentit të Republikë së Shqipërsië z. Bamir Topi nga departamenti i emisionit “Fiks Fare” i dhurohet simboli i këtij emisioni për sakrificën e madhe që bëtë duke thyer heshtjen katër vjecare dhe kontibutin që dhatë në dështimin e puçit të 21 janarit 2011”.
Gjatë paradites së të mërkurës Kreu i Shtetit ishte i ftuar edhe në emisionin “Sokol Balla Live” në Top Albania Radio, duke shënuar kështu herën e parë që një president shqiptar intervistohet në Top Albania Radio dhe ndër herët e ralla që një Kryetar Shteti intervistohet në studio radiofonike. Një eksperiencë kjo shumë popullore në radiot britanike.
Bashkëbisedimi Balla-Topi nis për cështjen e shumëdebatuar të censusit.
“Normalisht që mora pjesë në këtë proces, sepse asnjëherë nuk e kam vënë në dyshim për të dekretuar një ligj që është i rëndësishëm për Shqiptarët. E kam plotësuar edhe pjesën e fesë dhe kombësisë”, tha Topi.
Më pas gazetari Sokol Balla e ka pyetur presidentin në lidhje me debatet që ka ngjallur interpretimi kushtetutës në lidhje me votimin në parlament të presidentit të radhës.
“Sot ka një debat publik dhe pavarësisht nëse presidentit i jepet e drejta për t’u shprehur, unë kam preferuar që këtë çështje të mos e bëj timen apo të institucionit. Kjo është një çështje e debatit politik dhe në rast se do të kishte probleme të paqarta do të preferoja që aktorët t’i diskutonin mes tyre. Shteti demokratik i ka të gjitha mekanizmat në rastin koknkret, kur ka nevojë për sqarim, garanti i Kushtetutës është Gjykata Kushtetuese”, tha Bamir Topi, nga studioja e TAR.
Jo vetëm politikë, por edhe shijet e presidentit për muzikën ishin pjesë e intervistës në “Sokol Balla Live”.
Top Channel