Lëvizja Vetëvendosje paralajmëron padi gjyqësore kundër pjesëtarëve të Policisë së Kosovës të cilët ushtruan dhunë ndaj protestuesve dhe deputeteve.

Deputetja e këtij subjekti politik Albulena Haxhiu tha se janë në përgatitje të dokumenteve të nevojshme në mënyrë që të ngrihet një numër i madh padish. Ajo shtoi se përvec konventave ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, policia ditën e 14 janarit shkeli edhe Kushtetuten e shtetit.

Kritikat ndaj policisë i vazhdoi deputeti tjetër i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi. Ai akuzoi policinë se brenda saj operojnë grupe jo formale të cilat reaguan dhunshëm në ditën e protestës.

I pyetur nëse do t’i përgjigjen thirrjeve të kryeparlamentarit, Jakup Krasniqi për t’u ulur në një tavolinë negocimi Rexhepi tha se vetëm vendosja e reciprocitetit me Serbinë mund t’i zbrapsë nga protesta.
 
Jo vetëm Vetëvendosje, edhe organizata botërore Amnesty International dhe institucioni i Avokatit te Popullit në Kosovë dënuan dhunën e tepruar të Policisë së Kosovës kundër protestës së 14 janarit.
 
Ndërsa Amnesty Internation vlerëson se Policiae Kosovës shkeli standarted ndërkombëtare, Avokati i Popullit, Sami Kurteshi e ka cilësuar si të pajustifikueshëm, jo proporcional dhe të panevojshëm intervenimine policisë në protestën e 14 janarit.

Top Channel