“Jo nuk e kam udhërrëfyesin me vete, natyrisht, ne jemi duke punuar në udhërrëfyes patjetër, por ne kemi ardhur këtu të diskutojmë, do ta diskutojmë edhe me EULEX-in dhe palët e tjera që ta finalizojmë atë dhe do ta prezantojmë sa më shpejt që është e mundur sic kemi bërë me të gjitha vendet e rajonit”.

Kështu Komisionerja Europiane për Cështje të Brendshme, Sesilia Malmstrom nuk e solli në Prishtinë dokumentin kryesor i cilitdo të identifikonte detyrat e Prishtinës zyrtare për të ecur drejt liberalizimit të vizave.

Për qytetaret e Kosoves akoma nuk ka një afat të caktuar se kur do të levizin pa viza në vendet e zonës Shengen. Megjithatë kryeministri Thaci e cilësoi si lajm të gëzuar hapjen e dialogut për vizat, ndërsa i pyetur nga gazetaret për afate konkrete, shefi i ekzekutivit kosovar tha se kjo varet nga puna e institucioneve por edhe angazhimi i shoqërisë kosovare në përgjithësi.

 “Qeveria e Kosovës e mirëpret fillimin e dialogut për liberalizimin e vizave. Kosova është një vend i lirë dhe pret të intergohet në çdo organizëm të BE”, tha kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.

Sa i përket marrjes së udhërrëfyesit, zyrtarja e lartë europiane tha se kjo pritet të ndodhë në pranverën e këtij viti. 

“Udhërrëfyesi do të identifikoje saktësisht se cfarë duhet të bëhet, përfshirë kontrollin ekufijve, migrimin, luftimin e korrupsionit dhe krimin e organizuar. Shumë reforma kanë përfunduar, disa të tjera janë në planifikim, dhe reforma të tjera duhet të përfundojnë, por unë besoj në entuzizamin dhe angazhimin e qeverisë së Kosovës kështu që ne mund ta vazhdojmë këtë rrugë së bashku dhe për këtë jam e lumtur”, tha  Sesilia Malmstrom, Komisionere për cështjet e brendshme në Bashkimin Europian.

Kryeministri i Kosoves shprehu gatishmërinëinstitucionale për të punuar në plotësimin e axhendes europiane.  Ai ftoi spektrin politik të angazhohet përkëtë qëllim dhe sygjeroi që të shmangen veprimet negative të cilat rendojnëimahzin e vendit.

Top Channel