Afganistani, Obama: Nuk përshpejtojmë tërheqjen

13/03/2012 04:17

Presidenti amerikan Barak Obama ka premtuar se forcat ndërkombëtare nuk do të përshpejtojnë tërheqjen  nga Afganistani, pas akuzave të vrasjes së 16 civilëve nga një ushtar amerikan.

Obama tha se trupat e huaja duhet të tërhiqen në mënyrë të përgjegjshme.

Vrasjet në provincën e Kandaharit kanë tensionuar marrëdhëniet midis Afganistanit dhe forcave të huaja.

Sekretari i Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara, Leon Panetta tha se i dyshuari mund të përballet me dënimin me vdekje, nëse shpallet fajtor.

 Panetta tha se qëllimi është që çështja të gjykohet nga një gjykatë ushtarake amerikane.

I pyetur nëse ushtari, i cili u vetëdorëzua, kishte rrëfyer për krimet e supozuara, Sekretari Amerikan i Mbrojtjes dha këto detaje:

“Ai doli jashtë bazës herët në mëngjes hyri në shtëpitë dhe hapi zjarr mbi familjet. Më pas u kthye në bazë, në thelb u dorëzua, ku tregoi ngjarjen se si kishte ndodhur”.

Top Channel