Panetta, vizitë në Afganistan

14/03/2012 00:00

Zhvillimet e fundit ne Afganistan kane motivuar duket Sekretarin
amerikan te Mbrojtes Leon Panetta te ndaloje ne vendin e trazuar edhe
pse zyrtare amerikane thane se vizita ishte planifikuar perpara masakres
se 16 civileve.

Shefi i Pentagonit pritet te takohet me presidentin Hamid Karzai, me lidere vendore si dhe zyrtare te sigurise.
Por per korespondentet e huaj, vizita e tij merr tjeter kuptim ne sfondin e shtimit te presioneve politike mbi te Washingtonin dhe Kabulin per kete lufte krejtesisht jopopullore. Panetta do te flase edhe me trupat amerikane atje teksa shtohet gjithmone e me shume frika se mund te jene viktima te raprezaljeve talebane per vrasjet e fshatrave afgane, mes te cileve 9 femije.

Vetem nje dite perpara se Panetta te mberrije ne Helmand, protesta te dhunshme u shenuan ne Xhalalabad. Sekretari i Mbrojtjes tha per gazetaret perpara udhetimit se beson qe strategjia amerikane ne Afganistan po funksionon dhe do ta perballoje jehonen e vrasjeve.

“Mendoj se jemi ne rrugen e duhur, dhe duhet ti bindim njerezit se pavaresisht eventeve fatkeqe te kesaj natyre, nuk do te lejojme qe strategjia jone ne kete vend te minohet. eshte e rendesishme te vazhdojme ate qe kemi nisur e ta cojme kete lufte drejt nje fundi te pergjegjshem, duke permbushur keshtu misionin qe ndermorem te gjithe bashke”, tha Panetta.

Udhetimi i tij perkon me diskutimet ne Shtetet e Bashkuara mes kryeministrit britanik David Cameron dhe presidentit amerikan Barak Obama mbi nje fund te mundshem te konfliktit ne Afganistan. Lideret pritet te pajtohen me faktin qe forcave afgane duhet t’u kaloje roli luftarak deri ne mesin e 2013-tes, me heret nga c`ishte parashikuar. Por Shefi i Shtepise se Bardhe serish insiston te tregoje se nuk do te kete nje terheqje te nxituar nga Afganistani.

Top Channel