Ushtari vrasës, në Afganistan kundër dëshirës

16/03/2012 00:00

Ushtari përgjegjës për masakren e 16 civilëve në Afganistan ishte i pakënaqur me shërbimin në këtë vend.
Avokati Henry Brown thote se ushtari, identiteti i te cilit vazhdon te
mbahet i fshehte ishte plagosur ne koke dhe ne trup gjate sherbimit ne
Irak dhe nuk donte te dergohej serish ne terren.

Po sipas Brown-it, nje dite perpara vrasjeve rreshteri ne qender te incidentit qe ka tensionuar edhe me shume marredheniet amerikano-afgane kishte pare me syte e tij sesi i ishte keputur kemba nga eksplozivet nje mikut te vet.
 
“I kishin thene se nuk do te sherbente me. Familja e tij shpresonte se nuk do te dergohej me ne terren. fillimisht iu komunikua se sherbimeve te tij ne Lindjen e Mesme u kishte ardhur fundi, dhe pastaj, brenda nates, gjithcka ndryshoi. Eshte e kuptueshme se ne keto kushte, as ai, e as familja e tij nuk ishin kenaqur qe po kthehej prape ne lufte”, thotë avokati.

Logjiken e asaj cfare ndodhi, nje zyrtar i ushtrise amerikane qe preferoi te ruaje anonimatin, e shpjegoi me pak fjale per New York Times: “Thjesht nuk mbajti me. Rreshteri ishte ne raundin e katert te sherbimit. Kur mblidhen te gjithe bashke, stresi, problemet e brendeshme dhe alkooli, njeriu shperthen e nuk i kontrollon me veprimet e tij”.

I akuzuari u dergua ne Kuvajt, prej nga ku do te zhvendoset ne nje baze ne Shtetet e Bashkuara, mbase ne Kansas. Prania e tij ne Kuvajt shkaktoi protesta, te pasuara nga thirrjet qe Amerika te veproje shpejt.

Masakra e grave dhe femijeve ishte e fundit e nje serie episodesh te ngjashme, qe kane ashpersuar marredheniet mes dy vendeve. Djegia e Kuranit muajin e kaluar shkaktoi nje vale reagimesh te dhunshme, ndersa nisur kjo ngjarje dhe vrasjet ne Kandahar, talebanet hoqen dore nga pjesemarrja ne bisedimet e paqes.

Rrëzohet helikopteri, vdesin tetë ushtarë turq

Ditën e premte, tetë ushtarë turq mbetën të vrarë, kur helikopteri i tyre pësoi një avari dhe u përplas me një shtëpi në afërsi të kryeqytetit Kabul, duke vrarë gjithashtu edhe dy civilë.

Ndonëse fillimisht u besua se helikopteri mund të ishte qëlluar nga telebanët, burimet ushtarake e përjashtuan këtë mundësi, duke thënë se përpara se të përplasej, pilotët e helikopterit kishin informuar se po përballeshin me një defekt.

Ngjarja vjen vetëm një ditë pasi talebanët informuan për ndërprerjen e bisedimeve me amerikanët për hapjen e një zyre përfaqësimi në një vend asnjëanëse, me argumentin se pala tjetër nuk ishte me të vërtetë e interesuar në bisedime të qënësishme.

Top Channel